Ballina Sport Futboll Kroaci – Shqipëri, dueli i madh i ditës

Kroaci – Shqipëri, dueli i madh i ditës

Kroacia dhe Shqipëria do të përballen në xhiron e dytë të fazës së grupeve në “Euro 2024” që po mbahet në Gjermani.

Kjo përballje e Grupit B mbetet edhe dueli më interesant i ditës së gjashtë të Kampionatit Evropian.

Kroaci – Shqipëri, do të luhet në qytetin e Hamburgut prej orës 15:00 dhe të dyja kombëtaret synojnë fitoren pas humbjeve që pësuan në xhiron e parë.

Kroacia pësoi 3:0 nga Spanja, ndërsa Shqipëria u mposht nga Italia me rezultatin e ngushtë 2:1. Në fakt, si për Kroacinë ashtu edhe për Shqipërinë, kjo është mundësia e fundit për të avancuar nga faza e grupeve.

Shqipëria do të ketë ndryshime në formacion, pasi Sylvinho ka paralajmëruar një gjë të tillë. Po ashtu, ndryshime në formacion do të ketë edhe te Kroacia.

Te Shqipëria, priten të paktën tri ndryshime, me Elseid Hysaj, Arlind Ajeti e Taulant Seferi që do të lirojnë vendin në përbërjen e parë për Ivan Balliu, Ardian Ismajli e Arbër Hoxha.

Exit mobile version