Kroaci, sërish tërmet në Petrinjë

Një tërmet me fuqi prej 4,2 ballë sipas Rihterit sot në mëngjes në ora 7:50 sërish ka dridhur Petrinjën, ndërsa është ndjerë edhe në Zagreb, raporton Anadolu Agency (AA).

Enti sizmologjik i Kroacisë lajmëroi se tërmeti ka qenë me fuqi prej 4,2 ballë sipas Rihterit me epiqendër në Petrinjë.

Dridhja është ndjerë në Kroacinë qendrore dhe në Bosnjë e Hercegovinë.

Javën e kaluar Kroacia u godit nga një tërmet 6,3 ballësh me epiqendër në Petrinjë, si pasojë e të cilit humbën jetën të paktën 7 persona.