Rreth 150 anëtarë të Sindikatës së Mësuesve Kroatë (SHU) kanë mbajtur një protestë paqësore përpara Ministrisë së Shkencës, Arsimit dhe Sporteve (MZOS) për mosrespektimin e marrëveshjes kolektive dhe jo-transparecës për kujdesin e tepricës teknologjike, apo për shkak të punësimit të mësuesve në baza familjare ose politike, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetarja e SHU-së, Sanja Shprem tha se qëllimi i protestës para ministrisë përkatëse është për të treguar parregullsitë në sistem dhe për shkak se, siç tha ajo, vetëdëshira e drejtorëve dhe ministrisë përkatëse, shteti po humb një pjesë të madhe të parave.
“Drejtorët nuk mund të punësojnë në baza politike, këtu nuk përfshihen të gjithë, sepse disa kanë marrë urdhëra të veçantë, por pozitat janë duke u përdorur për punësimin e të afërmve të tyre, që do të thotë nepotizmëm”, thotë Shprem.