Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kroaci: Parlamenti shpërndahet, zgjedhjet parlamentare në prill ose në maj

Kroaci: Parlamenti shpërndahet, zgjedhjet parlamentare në prill ose në maj

Parlamenti kroat sot ka marrë vendim për shpërndarjen e tij, pas një mandati gati katërvjeçar dhe, pas këtij vendimi, duhet të vijë edhe vendimi nga Presidenti i Republikës së Kroacisë për datën e zgjedhjeve parlamentare.

Për shpërndarjen e Parlamentit votuan 143 përfaqësues të pranishëm.

Zgjedhjet parlamentare, sipas Kushtetutës së Kroacisë, shpallen jo më herët se 30 dhe jo më vonë se 60 ditë pas shpërndarjes së Parlamentit.

Pra, vlerësimi është se Millanoviq mund të shpallë zgjedhjet parlamentare në – 14, 21 ose 28 prill, ose në – 5 apo 12 maj.

“Kur të shpërndahet Parlamenti, do ta informoj opinionin publik, qytetarët kroatë sa më shpejt që të jetë e mundur për vendimin tim”, tha Milanoviç, pasi kryeministri Andrej Plenkoviq shpalli vendimin për datën e shpërndarjes së Kuvendit.

Ai shtoi se nuk do të konsultohet me partitë politike lidhur me datën e zgjedhjeve parlamentare.

Këtë vit, përveç zgjedhjeve parlamentare, qytetarët e Kroacisë do të marrin pjesë edhe në të tjera zgjedhje në qershor, në të cilat do të zgjedhin përfaqësues në Parlamentin Evropian.

Exit mobile version