Krizë në ishullin Phukët, mbetjet e grumbulluara arrijnë në nivele të larta

Në ishullin Phuket, Tajlandë, mbeturinat plastike dhe kanaçet bosh mbulojnë bregun e detit, ndërsa një landfill i mbushur me më shumë se 1000 ton mbeturina të grumbulluara çdo ditë ofron pamjen e malit.

Vasana Toyu, banore e zonës shprehet e shqetësuar për situatën alarmante në zonë.

Ajo shpjegon se era e keqe ka bërë që të jetojë brenda shtëpisë dhe të përdorë kondicionerin dhe jonizuesin e ajrit për të përballuar kushtet.

“Nuk ka jetë jashtë shtëpisë, ne jetojmë vetëm brenda. Era është aq e fortë sa duhet të mbani një maskë”-tha ajo.

Phuket, ishulli më i madh i Tajlandës, ka përjetuar rritje të shpejtë për shkak të sektorit të tij të turizmit, i cili është një shtytës kryesor i ekonomisë së vendit në tërësi. Nga 35.5 milionë turistë të huaj që vizituan Tajlandën në vitin 2024, rreth 13 milionë shkuan në ishull. Autoritetet planifikojnë të reduktojnë mbeturinat me 15% dhe të zgjasin landfillin dhe ndërtimin e një tjetri të ri, por ekspertët theksojnë se kjo është vetëm një pjesë e zgjidhjes.