Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kriza e koronavirusit/ Obama sulmon përsëri Trumpin

Kriza e koronavirusit/ Obama sulmon përsëri Trumpin

Ish-presidenti amerikan Barack Obama e kritikoi menaxhimin që pasardhësi i tij Donald Trump po i bën krizës së koronavirusit.

Duke iu drejtuar onlinë studentëve të diplomuar, ai tha se pandemia kishte treguar se shumë zyrtarë “as nuk hiqen sikur e kanë gjendjen nën kontroll”.

Kjo është hera e dytë gjatë këtyre ditëve të fundit që Obama sulmon reagimin e administratës Trump ndaj koronavirusit. Gjatë një video-konference javën e kaluar, ai e përshkruante si “një katastrofë absolutisht kaotike “.

Ish-presidenti tha se shpërthimi i Covid-19 ka ekspozuar dështimet në radhët e lidershipit vendas.

“Më shumë se çdo gjë, kjo pandemi e ka rrëzuar përfundimisht perden e ngritur mbi idenë se shumë prej këtyre njerëzve e dinë se çfarë po bëjnë,” tha ai.

“Një pjesë e tyre as nuk pretendojnë të kenë autoritet apo përgjegjësi,” shtoi Obama. Më shumë se 1.200 persona vdiqën nga koronavirusi në SHBA gjatë 24 orëve të fundit, sipas shifrave të fundit nga Universiteti Johns Hopkins.Numri i përgjithshëm i vdekjeve tani është gati 89,000, më i larti kudo në botë.

Obama u ankua gjithashtu për ndikimin që pas pasur pandemia sidomos mbi komunitetet me ngjyrë në SHBA, duke thënë se një “sëmundje si kjo nxjerr në pah pabarazitë ekzistuese dhe ngarkesat shtesë me të cilat janë përballur historikisht komunitetet me ngjyrë të këtij vendi”./tch

Exit mobile version