Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kriza e grurit, Erdogan: Jemi shembull, Turqia ka luajtur rolin e një...

Kriza e grurit, Erdogan: Jemi shembull, Turqia ka luajtur rolin e një fuqie balancuese që nga nisja e luftës në Ukrainë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka folur në lidhje me rolin e Turqisë në lidhje me luftën ën Ukrainë.

Teksa mori pjesë në Forumin Politika dhe Paradigmat e Reja në Stamboll, ai u shpreh se tashmë Turqia ka shfaqur “fuqinë e saj diplomatike” gjatë konfliktit të vazhdueshëm midis Rusisë dhe Ukrainës, duke qenë një shembull pozitiv sipas tij.

“Roli ynë kritik në hapjen dhe mirëmbajtjen e korridorit të grurit, si dhe shkëmbimet e të burgosurve (midis Rusisë dhe Ukrainës), është një shembull i rëndësishëm i fuqisë diplomatike të Turqisë. Turqia ka luajtur rolin e një force balancuese që nga fillimi i luftës në shkurt, falë marrëdhënieve tona me presidentët rus dhe ukrainas dhe sekretarin e përgjithshëm të OKB-së”, tha Erdogan.

Kujtojmë se Turqia ishte përsëri në ballë të përpjekjeve ndërmjetësuese këtë javë, pas tërheqjes së Moskës nga marrëveshja e grurit e nënshkruar nga Turqia, OKB, Rusia dhe Ukraina në Stamboll në korrik të këtij viti.

Kujtojmë se edhe në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes, ishte Turqia ajo që kishte rolin kryesor në arritjen e ndërmjetësimit.

Exit mobile version