Janë të pakta ushqimet që janë aq të shëndetshme dhe të shijshme si mjalti. E megjithatë, për shkak të skandaleve për mjaltin e rrejshëm të filtruar, shumë njerëz ngurrojnë ta blejnë. Apo nuk dinë ta dallojnë mjaltin e vërtetë.
Për mjaltin duhet të dini disa fakte mjaft të rëndësishme:
1. Mjalti i cili nuk përmban polen nuk duhet domosdo të jetë shumë i filtruar (arsyeja kryesore e filtrimit të mjaltit është largimi i polenit sepse në këtë mënyrë nuk ka mundësi të vërtetohet prejardhja e mjaltit të caktuar).
2. Kristalizimi i mjaltit nuk është fenomen negativ por pozitiv, por për shkak të shijes së konsumatorëve, shumë prodhues e filtrojnë dhe përpunojnë mjaltin që ai të mbetët në gjendje të lëngët. Mjalti i cili kristalizohet është në të vërtetë mjaltë natyral.
3. Forma e zakonshme e filtrimit industrial është shtimi i dheut dyatomik, pra pluhuri i shkëmbinjve të sedimentuar. Pastaj nga mjalti filtrohet edhe ky pluhur edhe grimcat tjera, siç janë krahët e bletëve, dylli dhe pluhuri. Qëllimi i kësaj procedure është të fitohet mjalti i kthjellët i lëngshëm të cilin e duan konsumatorët.
4. Vetëm pse mjalti vjen nga Kina nuk do të thotë që është i kualitetit të dobët.
5. E megjithatë, më së miri është ta blini mjaltin nga bletarët që janë nga rrethi juaj. Mjalti vendor organik është zgjedhja më e mirë. Mjalti i tillë kualitativ i papasterizuar është përplot vitaminë D, minerale dhe antioksidant tjerë, si dhe enzima mjaft të dobishme.
6. Për dallim prej qumështit dhe lëngjeve natyrale, mjalti nuk ka nevojë të pasterizohet për të qenë i sigurt për t’u konsumuar nga njerëzit. Në mënyrën industriale të mbushjes pasterizimi shfrytëzohet sepse zvogëlon mundësit e fermentimit dhe ndërpret kristalizimin/granulimin. Për t’u pasterizuar mjalti duhet të kalojë ngrohjen në temperaturë deri 71 gradë celsius dhe procedurën pas mbushjes së shpejtë të ftohjes së përshpejtuar. Pasi që e dimë që mjalti nuk preferohet të ngrohet, dhe as nuk lejohet me ligje të BE-së, që gjatë kristalizimit mjalti nuk ngrohet në temperaturë më të lartë se 40 gradë celsius, ndërsa ata që rekomandojnë 45 gradë celsius e më shumë do të duhej të studiojnë vetitë dhe rregulloret për kualitetin e mjaltit.
7. Mjalti ka veti të lehta antibiotike dhe antibakteriale falë një enzimi të cilin e tajitin dhe “përtypin” bletët me nektarin. Ky enzimë krijon peroksidin e hidrogjenit, i cili shkatërron bakteret e dëmshme (në mjaltin e pasterizuar ky enzimë më nuk është i pranishëm). Prandaj edhe vendoset mjalti në plagë dhe vende të inflamuara.
8. Foshnjave(deri në 14 muaj), që akoma nuk kanë të zhvilluar imunitetin, nuk do të duhej t’u jepej mjalti sepse në organizmin e tyre për shkak të mundësisë së pranisë baktereve mund të shkaktojnë botulizmin. Mjalti i pasterizuar, sa i përket sigurisë për ushqyerjen e fëmijëve, nuk është fare më i sigurt se ai i pasterizuar.