Ballina Arritje Teknologji Kriptomonedha e tretë më e madhe në botë i afrohet rekordit të...

Kriptomonedha e tretë më e madhe në botë i afrohet rekordit të saj historik

Që prej ditës së zgjedhjeve në SHBA më 5 Nëntor, XRP është rritur me 560 përqind. Shpresat së administra e ardhshme Trump do të jetë më miqësore ndaj kriptomonedhave dhe optimizmi në rritje për ETF-në XRP kanë qenë faktorët kryesor në këtë forcim të vlerës.

XRP ju afrua rekordit historik të vendosur 7 vite më parë ditën e Enjte ndërsa pati një rritje të madhe të vlerës në 24 orët e fundit. Kriptomonedha preku nivelin e 3.38 dollarëve sipas të dhënave të CoinGecko, vetëm 1 përqind larg rekordit 3.4 dollarësh vendosur në Janar të 2018-ës.

XRP aktualisht është tërhequr në 3.28 dollarë dhe ka një vlerë tregu prej 188 miliardë dollarë. Përgjatë javës së fundit XRP u rrit me 45 përqind pasi regjistroi rritje të fuqishme përgjatë Nëntorit dhe Dhjetorit.

Që prej ditës së zgjedhjeve në SHBA më 5 Nëntor, XRP është rritur me 560 përqind. Shpresat së administra e ardhshme Trump do të jetë më miqësore ndaj kriptomonedhave dhe optimizmi në rritje për ETF-në XRP kanë qenë faktorët kryesor në këtë forcim të vlerës.

Gjithashtu javën e kaluar CEO i Ripple Brad Garlinghouse dhe CLO Stuart Alderoty u takuan me Trump ndërsa ekzekutivi ndau një foto të të treve në rrjetin social X.

Exit mobile version