Kriptomonedha e Facebook lançohet në fund të 2021

Propozuar fillimisht në Qershor të 2019-ës me emërtimin Libra, kriptomonedha kishte karakter universal dhe do të mbështetej në një shportë valutash siç dollari Amerikan apo euro.

Facebook dëshironte të revolucionarizonte financat me një monedhë dixhitale globale por ishin autoritetet rregullatore në mbarë botën që ndërhynë në mes.

Propozuar fillimisht në Qershor të 2019-ës me emërtimin Libra, kriptomonedha kishte karakter universal dhe do të mbështetej në një shportë valutash siç dollari Amerikan apo euro.

Por ishte kundërshtimi i fortë që haste nëpër rregullatorë në mbarë botën që detyruan largimin e një numri të madhe mbështetësish si Visa dhe Mastercard.

Në fund grupi ndryshoi planet duke aprovuar disa stablecoins të mbështetura 1 me 1 në monedha shtetërore.

E njohur tashmë si diem pritet të debutojë në fund të vitit por në formatin shumë më tepër të kufizuar.

Sipas burimeve të afërta me çështjen, në fund të 2021 pritet lançimin e monedhës së parë diem të lidhur me dollarin Amerikan. /PCWorld