Kripa e Himalajeve, sekreti për shëndet të mirë

Kripa është ndër produktet më të përdorura, dhe pa të nuk mund të jetojmë. Për këtë arsye ne duhet të zgjedhim të përdorim kripë të shëndetshme. Që organizmi ynë të funksionojë si duhet në duhet të përdorim kripë natyrale.
Kripa e Hilamalajeve është shumë e pastër dhe ka përmbajtje të lartë të kristaleve dhe hekurit.

Kjo kripë përdoret nga ekspertë të shëndetit, individë, kuzhinier që njohin vlerat e saj dhe rëndësinë e saj për shëndetin tonë.

Kripa e Himalajeve ka më shumë se 84 minerale. Dhe nëse e konsumoni rregullisht ju do ti bëni një favor të jashtëzakonshëm vetës tuaj në aspektin shëndetësor dhe emocional.

Kur jemi te shëndeti kripa e Himalajeve ndihmon në relaksim të trupit, ulë tensionin e gjakut, relakson muskujt tuaj, stimulon qarkullimin e gjakut si dhe eliminon toksinat nga trupi. Po ashtu kjo kripë lehtëson simptomat e artritit, psoriazës, herpesit, ftohjeve dhe gripave.

Balancimi hormonal, humbja në peshë dhe detoxi janë të mundura duke përdorur kripë të Himalajeve.

Kripa e Himalajeve konsiderohet të jetë kripa më e pastër që ekziston në tokë. Dhe është absolutisht e pa-kontaminuar prej toksinave apo ndotësve. Duke qenë se me shekuj është e rrethuar nga bora dhe akulli, ajo është mbrojtur nga ndotja, prandaj dhe gëzon epitetin e kripës më të pastër në Botë. Ngjyra e saj rozë në të kuqe janë një tregues i pasur i mineraleve, kryesisht hekurit.

84 mineralet e saj janë gati identike me ato të trupit të njeriut.

Duke e bërë pjesë të jetës tuaj këtë kripë ju rrisni hidratimin, ndihmoni në mirëfunksionimin e metabolizmit, anti plakje, ruan shëndetin e mushkërive, liron sinuset, kontrollon nivelin e sheqerit në gjak, forcon kockat, largon toksinat.

Kjo kripë e Himalajeve është sekreti për shëndet të mirë!