Ballina Arritje Teknologji Krimi kibernetik i kushtoi bizneseve Gjermane 300 miliardë dollarë vitin e kaluar

Krimi kibernetik i kushtoi bizneseve Gjermane 300 miliardë dollarë vitin e kaluar

70 përqind e kompanive thanë se ishin vënë në shënjestër të sulmeve nga krimi i organizuar duke shtuar se 81 përqind e kompanive raportuan vjedhje të dhënash ku përfshihen të dhënat e konsumatorëve, të dhëna aksesi dhe fjalëkalime së bashku me pronësi intelektuale si patentat.

Krimi kibernetik dhe akte të tjera të sabotazhit i kanë kushtuar kompanive Gjermane rreth 267 miliardë euro vitin e kaluar, një rritje me 29 përqind krahasuar me një vit më parë sipas një ankete të publikuar ditën e Mërkure.

Bitkom anketoi 1,000 kompani nga të gjithë sektorët dhe gjeti se 90 përqind e tyre presin më shumë sulme kibernetike në 12 muajt e ardhshëm ndërsa pjesa tjetër prej 10 përqind presin nivele të ngjashme sulmesh.

70 përqind e kompanive thanë se ishin vënë në shënjestër të sulmeve nga krimi i organizuar duke shtuar se 81 përqind e kompanive raportuan vjedhje të dhënash ku përfshihen të dhënat e konsumatorëve, të dhëna aksesi dhe fjalëkalime së bashku me pronësi intelektuale si patentat.

Rreth 45 përqind e kompanive ja atribuan sulmet Kinës nga 42 përqind që ishte një vit më parë. Sulmet që sipas tyre kanë ardhur nga Rusia përbënin 39 përqind.

Rritja e sulmeve ka bërë që kompanitë të alokojnë 17 përqind të shpenzimeve të tyre IT në siguri dixhitale ndërsa një vit më parë ishte 14 përqind. Por vetëm 37 përqind e kompanive thanë se kishin një plan emergjence për të reaguar ndaj incidenteve të sigurisë.

Exit mobile version