Krimet që ka zgjidhur Google Earth, që nga vrasjet e deri te fermat e hashashit

Një nga teknologjitë e mrekullueshme që solli internet është mundësia për të parë çdo pjesë të globit nga sateliti.

Google Earth, nga Google, është program më kryesor që përdoret, dhe më I saktë.

Kohët e fundit u përhap lajmi se një banor kishte parë me Google Earth pranë shtëpisë së tij, dhe kishte shquar një makinë që dukej brenda në ujë. Policia zbuloi se makina i përkiste një personi që ishte zhdukur që në vitin 1997, dhe mbetjet e trupit ishin ende brenda.

Por Google Earth ka zbuluar edhe më shumë se aq. Pamjet nga sateliti kanë fotografuar skena vrasjeje, vrasës, e kanë shërbyer që hetuesit të zbulojnë fajtorë.


Në vitin 2018, një video e tmerrshme shfaqi dy gra dhe dy fëmijë që u morën nga ushtarë të armatosur nga ushtria e Kamerunit, dhe u ekzekutuan. Në foto duket ushtari duke i mbuluar kokën fëmijës para se ta ekzekutonte. Shteti i Kamerunit mohoi të ishte kryer nga ushtarët e tyre, por hetuesit përdorën Google Maps, krahasuan vendndodhjen e pemëve dhe rrethinave të tjera, dhe zbuluan se ku ishte kryer vrasja. Kjo bëri që të kuptohej qarët që ushtria kamerunase kishte dorë, ndaj qeveria e vendit nisi hetimin dhe ka dërguar shtatë persona për gjykim.

Në Zyrih të Zvicrës u zbulua një fermë hashashi, vetëm nëpërmjet Google Maps

Tre të dyshuar u panë nga Google Maps te cepi i rrugës ku mendohej se shpërndanin drogë. Policia nisi një hetim dhe i kapi me agjentë të infiltruar.

Dy persona u fotografuan nga Google Maps pranë shtëpisë që sapo kishin grabitur. Një dëshmitar i njohur dhe policia nxori njoftimin për t’i gjetur.

Tre persona i kishin vjedhur biçikletën, celularin dhe portofolin një adoleshenti 14 vjeçar në Holandë. Ai u habit kur i pa në Google Maps me biçikletën e tij, pas gjashtë muajsh. Google zbuloi fytyrat për policinë, dhe të dyshuarit u arrestuan.

Kohët e fundit u përhap lajmi se një banor kishte parë me Google Earth pranë shtëpisë së tij, dhe kishte shquar një makinë që dukej brenda në ujë. Policia zbuloi se makina i përkiste një personi që ishte zhdukur që në vitin 1997, dhe mbetjet e trupit ishin ende brenda.