Krimet ekonomike në aksion, disa të arrestuar për mashtrime me subvencione dhe mjete të MKRS-së

Në dy raste të ndara, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit respektivisht Sektori për Hetime Financiare dhe hetuesit nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prishtinë, janë iniciuar dy raste:

Rasti i parë: hetuesit nga Sektori për Hetime Financiare, pas pranimit të një informate, të njëjtën e kanë trajtuar dhe gjatë mbledhjes së dëshmive, kane ngritur dyshime se zyrtarët e Federatës se Karatesë të Kosovës (FKK), kanë keqpërdorur mjetet financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

Të dyshuarit: N.G., (viti i lindjes 1974, mashkull kosovar), F.M., (viti i lindjes 1982, femër kosovare) dhe I.K., (viti i lindjes 1968, mashkull kosovar), me veprimet e tyre kundërligjore, dyshohet se në periudhën kohore 2019-2023, i kanë shkaktuar dëm buxhetit të MKRS në vlerë prej 87,463.00€ (tetëdhjetë e shtatëmijë e katërqind e gjashtëdhjetë e tri euro).

Të dyshuarit janë arrestuar, janë intervistuar dhe ndaj tyre është iniciuar rasti: ‘Mashtrim me Subvencione’. Pas intervistimit, ndaj të dyshuarve N.G., dhe F.M., është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa I.K., është liruar në procedurë të rregullt.

Top Free Online Games for Gamers
Playquiz
by Taboola
Rasti i dytë: Hetuesit policorë nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prishtinë, pas sigurimit të informatave dhe provave, nën dyshimin se të dyshuarit A. M., (viti i lindjes 1989, mashkull kosovar), në cilësi të kryetarit të Komisionit për Ndarjen e Grandeve, në komunën e Obiliqit, ka ndarë subvencion në vlerë prej 9,900.00€ për një klub basketbolli i cili dyshohet se ka qene jo aktiv. I dyshuari ka qenë themelues i atij klubi. Kurse e dyshuara A.A., (viti i lindjes 1977, femër kosovare), si monitoruese e implementimit të subvencioneve, ka përpiluar raport të rrejshëm.

Mbi bazën e gjetjeve është krijuar dyshimi se të dyshuarit kanë kryer veprat penale: ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘Konflikti i interesit’

Të dyshuarit e lartcekur janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe me aktvendim nga prokurori, i dyshuari A. M., është dërguar në mbajtje prej 48 orëve, ndërsa e dyshuara A.A., është liruar ne procedurë të rregullt.