Një krim i rëndë në familje ka ndodhur pak minuta më parë në Kamëz, ku djali ka qëlluar me armë mbi babanë dhe nënën e tij.
Policia bën të ditur se është njoftuar për ngjarjen rreth orës 11:20 të ditës së sotme, për të shtëna me armë në Bathore.
Sipas policisë, dyshohet se shtetasi Mirald Metallari, 21 vjeç, ka marrë armën e shërbimit të të atit, ka qëlluar mbi të dy prindërit, ku si pasojë ka mbetur i vrarë i ati,shtetasi M. M., 62 vjeç, punonjës policie dhe ka plagosur të ëmën, shtetasen N. M., 47 vjeç, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka arrestuar shtetasin 21 vjeçar gjatë kohës kur po transportonte të ëmën në spital dhe shoqërua në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja dhe një pistoletë e llojit TT Model 56.