Pas disa muajsh testime, Leo tashmë është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit desktop falas për tu përdorur. Mjafton të keni të instaluar versionin 1.60 të shfletuesit ndërsa Leo do të vijë në faza në ditët në vijim.
Brave, shfletuesi me në fokus privatësinë i cili automatikisht bllokon reklamat dhe gjurmuesit e padëshiruar, lançoi Leo – një asistent AI për të cilin kompania thotë se ofron privatësisë si asnjë robot tjetër AI.
Pas disa muajsh testime, Leo tashmë është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit desktop falas për tu përdorur. Mjafton të keni të instaluar versionin 1.60 të shfletuesit ndërsa Leo do të vijë në faza në ditët në vijim.
Në fund asistenti do të mbërrijë edhe në Android dhe iOS në muajt në vijim. Funksionalitetet kyçe të Leo nuk është se ndryshojnë shumë nga robotët e tjerë AI si Bing Chat apo Google Bard.
Mund të përkthejë, tu përgjigjet pyetjeve, të bëjë përmbledhje të uebfaqeve apo të gjenerojë përmbajtje të reja. Brave thotë se përfitimet e Leo janë se i qëndron parimeve të privatësisë së kompanisë.
Si me çdo robot tjetër AI, Brave thotë se Leo mund të ketë pasaktësi. Versioni standard i Leo përdor modelin gjuhësor Llama 2 të Meta dhe është falas për tu përdorur. Por ata që duan më shumë Brave do të ofrojë Leo Premium i cili mbështetet në asistentin AI të Anthropic quajtur Claude Instant.
Sipas kompanisë më shumë modele gjuhësore do të bëhen të disponueshëm për përdoruesit e Leo Premium përveç bisedave më cilësore, prioritetit gjatë kushteve të ngarkesës së lartë apo qasjes në funksionalitete të fundit. /