Samsung dhe Google janë në shkelje të ligjeve Amerikane të konkurrencës duke kufizuar zgjedhjen konsumatorë dhe penguar konkurrencën e cila duhej ti bënte aplikacionet dhe shërbime më pak të kushtueshme tha Epic.
Krijuesi i video lojërave Epic Games ka akuzuar Google dhe Samsung për konspiracion në shërbim të Play Store dhe në kurriz të konkurrentëve.
Kompania tha se do të bënte një padi pranë gjykatës federale të Kalifornisë në SHBA me pretendimin se funksionaliteti i sigurisë Auto Blocker i Samsung është krijuar me qëllim që të bllokojë përdoruesit nga shkarkimi i aplikacioneve nga burime të tjera krahas Play Store ose Galaxy Store.
Samsung dhe Google janë në shkelje të ligjeve Amerikane të konkurrencës duke kufizuar zgjedhjen konsumatorë dhe penguar konkurrencën e cila duhej ti bënte aplikacionet dhe shërbime më pak të kushtueshme tha Epic.
“Është konkurrencë e pandershme sepse mashtron përdoruesit duke i bërë të mendojnë se produktet e konkurrentëve janë më inferiore se të Google dhe Samsung,” tha shefi ekzekutiv Tim Sweeney.
“Google po pretendon se e mban përdoruesin të sigurtë duke thënë se nuk ju lejohet të instalojnë aplikacione nga burime të panjohura. Epo, Google e di se çfarë është Fortnite pasi e kanë lejuar në të kaluarën.”
Samsung prezantoi Auto Blocker në smartfonët e saj në fund të 2023 si një funksionalitetet që mund ta aktivizojnë manualisht nga shkarkimi i aplikacioneve që përmbajnë maluerë.
Epic tha se Samsung e shndërroi Auto Blocker në një funksionalitet të aktivizuar në mënyrë automatike dhe bërë të vështirë çaktivizimin e saj.