Shkencëtarët kanë arritur të mbledhin të dhënat që provojnë se një fenomen i çuditshëm ka ndodhur me planetin Mars rreth një vit më parë. Ky planet për pak sa nuk u “zhvendos” në një tjetër sistem diellor. Por pse?
Vazhdimisht Dielli nxjerr një rrymë grimcash të ngarkuara me fushë magnetike që ndryshe quhen erëra diellore. Kjo erë shkon drejt të gjitha planetëve të sistemit dhe ushtron presion mbi ta duke i ndihmuar në mbajtjen e atmosferës së tyre. Dielli gjithashtu ndërvepron me atmosferat e tyre për të krijuar aurora, dritat shumëngjyrëshe veriore që shfaqen shpesh në Tokë.
Megjithatë, në dhjetor 2022, era diellore u përqendrua papritur rreth Marsit dhe atmosfera e planetit u fryu me mijëra kilometra. Anija kozmike “MAVEN” e NASA-s, e cila rrotullohet rreth Marsit, e vëzhgoi të gjithë procesin. Shkencëtarët përcaktuan se dielli kishte lëshuar një masë të madhe të erës diellore me shpejtësi të lartë, e cila ndikoi në atmosferën e Marsit.
“Ky lloj fenomeni i pazakontë u pa për herë të fundit në vitin 1999, kur një satelit i NASA-s vuri re se era diellore u zhduk rreth Tokës, duke bërë që atmosfera e planetit tonë të bymehet pesë herë më shumë se normalja”, thanë shkencëtarët e NASA-s.
Kjo ngjarje e rrallë po studiohet për disa arsye:
Së pari, ngjarjet diellore do të jenë vërtet të rëndësishme për t’u kuptuar mbi eksplorimin njerëzve në Mars, kjo pasi astronautët mund të rrezikohen nga “shpërthimet diellore”.
Era diellore lidhet gjithashtu me faktin se si Marsi është një vend kaq i thatë, i ashpër dhe i pajetë. Kjo pasi shkencëtarët besojnë se dikur planeti kishte jetë mikrobike, por breshëritë e fuqishme të errës diellore e kanë gërryer atmosferën e tij.
Ashtu si Toka, magnetosfera që rrethon Marsin vepron si një flluskë rreth të cilës duhet të “rrjedhë” era diellore. Por kur era diellore u zhduk, magnetosfera plasariti! Kjo erë diellore u zhduk nga data 25 Dhjetor e vitit të shkuar deri më 27 Dhjetor dhe atmosfera e Marsit pas dy ditësh shkoi në normalitet.
Dielli po i afrohet kulmit të ciklit të tij 11-vjeçar, që do të thotë se sipërfaqja e tij plazmatike me flluska po formon më shumë njolla diellore dhe po lëshon më shumë shpërthime të tilla.
Në Tokë, ne e dimë se shpërthimet diellore dhe stuhitë diellore mund të krijojnë aurora të bukura, të bëjnë ‘kërdi magnetike’, të rrëzojë satelitët jashtë orbitës dhe madje të bllokojë sinjalet e radios dhe të ndërhyjë në rrjetet e energjisë. Por teksa aktiviteti i diellit sa vjen e rritet, shkencëtarët janë të shqetësuar për atë që pritet të ndodhë në të ardhmen.