Mund të bëhet shumë shpejt i detyrueshëm, një pajisje e cila aplikohet në ndenjësen e fëmijëve në makinë, në mënyrë që të evitohen tragjeditë që lidhen me harresën e fëmijëve.
Një masë e tillë pritet të merret në Itali dhe ka qenë vetë ministri i transportit të këtij vendi, Danilo Toninelli, i cili insiston për ndryshimin e Kodit Rrugor.
“Jam një baba, i cili, si shumë të therë, jeton në kohë të ndërlikuara dhe me strese të cilat mund të na hutojnë. Jeta e fëmijëve tanë ka aq rëndësi sa për të shpenzuar 100 euro për këtë pajisje.”
Praktikisht bëhet fjalë për një sensor i cili sinjalizon prezencën e një fëmije në ndenjësen e instaluar në makinë.
Sapo personi që drejton makinën, del prej saj duke harruar të voglin brenda, menjëherë nis alarmi akustik dhe një mesazh dërgohet në çelësin e makinës apo në celularin e pronarit të saj.
“Sipas një modeli, tanimë në përdorim në SHBA”, konfirmon ministri, “pajisja mund të ketë një kosto rreth 100 euro”.
/Ora News.tv/