Ballina Auto Krijohen sensorët ‘anti braktisje’ për fëmijët

Krijohen sensorët ‘anti braktisje’ për fëmijët

Mund të bëhet shumë shpejt i detyrueshëm, një pajisje e cila aplikohet në ndenjësen e fëmijëve në makinë, në mënyrë që të evitohen tragjeditë që  lidhen me harresën e fëmijëve.

Një masë e tillë pritet të merret në Itali dhe ka qenë vetë ministri i transportit të këtij vendi, Danilo Toninelli, i cili insiston për ndryshimin e Kodit Rrugor.

“Jam një baba, i cili, si shumë të therë, jeton në kohë të ndërlikuara dhe me strese të cilat mund të na hutojnë. Jeta e fëmijëve tanë ka aq rëndësi sa për të shpenzuar 100 euro për këtë pajisje.”

Praktikisht bëhet fjalë për një sensor i cili sinjalizon prezencën e një fëmije në ndenjësen e instaluar në makinë.

Sapo personi që drejton makinën, del prej saj duke harruar të voglin brenda, menjëherë nis alarmi akustik dhe një mesazh dërgohet në çelësin e makinës apo në celularin e pronarit të saj.

“Sipas një modeli, tanimë në përdorim në SHBA”, konfirmon ministri, “pajisja mund të ketë një kosto rreth 100 euro”.

/Ora News.tv/