Një krijesë e madhe dhe misterioze është parë e ngrodhur në një plazh në Indonezi – dhe deri tani askush nuk e di se çfarë është.
Krijesa misterioze u gjet në plazhin Hulung nga banorët lokalë – të cilët fillimisht mendonin se ishte një varkë e bllokuar.
Trupi i fryrë i krijesës besohet të ketë qenë i ngordhur për disa ditë, para se të dilte në sipërfaqe të plazhit.
Banorët vendorët ndanë imazhet e tyre të shkrepura, ndërsa ishin të bindur se bëhej fjalë për një kallamar gjigant.
Por ekspertët nga Menaxhimi i Burimeve Detare dhe Bregdetare të Indonezisë thanë se kafsha kishte më shumë gjasa të ishte një balenë – për shkak të zgjatjeve prej katër metrash në pjesën e përparme. Megjithatë, eskpertë të tjerë janë shfaqur skeptik për këto pretendime, duke theksuar se ende nuk dihet për çfarë gjallese bëhej fjalë. /MESAZHI/