Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, i ka bërë publike gjashtë kërkesat e paralajmëruara nga Vuçiq për situatën e serbëve në Kosovë.
Sipas një njoftimi të Mandiqit në X, Serbia kërkon që të ketë “zgjedhje të lira” të organizuara sa më shpejt që të jetë e mundur në veri të Kosovës.
Kërkesa tjera janë që 700 policë serbë që ishin tërhequr nga institucionet e Kosovës, të rikthehen menjëherë në vendet e tyre të punës.
Po ashtu është kërkuar që edhe zyrtarët serbë të sistemit të drejtësisë të kthehen në vende pune.
Po ashtu Beogradi ka kërkuar edhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe si dhe lirimin e të gjithë serbëve “të arrestuar për motive politike”.
Kërkesa e gjashtë e Serbisë ka qenë që të zgjidhet çështja e bllokimit të pjesshëm të importeve nga Serbia.
Mandiq këto deklarime i ka bërë pas takimit me ambasadorin e Serbisë në Podgoricë, Nebojsha Rodiq.
Vuçiq të martën pas takimit me Lajçak tha pas 72 orëve do t’i prezantojë ato që i ka quajtur kërkesa të Serbisë “për shkak të sulmeve substanciale dhe brutale ndaj popullsisë serbe në veri të Kosovës”.