Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kreu i ushtrisë libaneze diskuton monitorimin e armëpushimit me gjeneralin amerikan

Kreu i ushtrisë libaneze diskuton monitorimin e armëpushimit me gjeneralin amerikan

Lebanese Army Commander, General Joseph Aoun, on Friday received U.S. Major General, Jasper Jeffers, head of the Quint Supervisory Committee, at his office in Yarzeh.

Komandanti i Ushtrisë Libaneze, gjenerali Joseph Aoun, zhvilloi diskutime me gjeneralin amerikan Jasper Jeffers, kreun e komitetit mbikëqyrës prej pesë palësh që monitoron marrëveshjen e re të armëpushimit midis Izraelit dhe Libanit, transmeton Anadolu.

Takimi, i mbajtur në zyrën e gjeneralit Joseph Aoun në Yarzeh pranë kryeqytetit Bejrut, trajtoi “zhvillimet e përgjithshme dhe mekanizmat e koordinimit midis palëve të përfshira në zbatimin e armëpushimit në Libanin jugor”, sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve të Libanit.

Detajet e diskutimit nuk janë bërë të ditura.

Armëpushimi hyri në fuqi të mërkurën, duke i dhënë fund luftimeve 14 mujore midis ushtrisë izraelite dhe grupit Hezbollah.

Sipas kushteve të armëpushimit, Izraeli në disa faza do të tërheqë forcat e tij në jug të Linjës së Kaltër, që është kufiri “de facto” midis dy vendeve, ndërsa ushtria libaneze do të vendosë forcat e saj në Libanin jugor brenda 60 ditëve.

Komiteti i mbikëqyrjes prej pesë palësh përbëhet nga SHBA, Franca, Libani, Izraeli dhe Forca e Përkohshme e OKB-së në Liban (UNIFIL).

Deri më tani, nuk janë lëshuar detaje zyrtare mbi mekanizmat për zbatimin e këtyre dispozitave apo operacionet specifike të komitetit mbikëqyrës.

Sipas autoriteteve libaneze, më shumë se 3.960 njerëz janë vrarë dhe mbi 16.500 janë plagosur në sulmet izraelite në Liban, ndërsa mbi një milion janë zhvendosur që nga tetori i vitit të kaluar.

Exit mobile version