Kreu i agjencisë palestineze për refugjatët (UNRWA) tha të dielën se Izraeli kishte informuar OKB-në se nuk do të miratojë më autokolonat ushqimore të UNRWA-s në veri të Gazës.
“Kjo është e egër dhe e bën të qëllimshme pengimin e ndihmës për shpëtimin e jetës gjatë një zie buke të shkaktuar nga njeriu. Këto kufizime duhet të hiqen,” tha kreu i UNRWA Philippe Lazzarini në X.
UNRWA, e cila ofron ndihmë dhe shërbime për refugjatët palestinezë në Gaza dhe në mbarë rajonin, ka qenë në krizë që kur Izraeli akuzoi një disa punonjës për përfshirje në sulmet e Hamasit kundër Izraelit të 7 tetorit.
Akuzat nxitën donatorin më të madh të UNRWA, Shtetet e Bashkuara, dhe disa të tjerë që të ndalonin financimin, duke vënë në dyshim të ardhmen e agjencisë. Megjithatë, vende të tjera, përfshirë Kanadanë, Australinë dhe Suedinë, i kanë rifilluar fondet.
UNRWA dhe Egjipti thanë javën e kaluar se Lazzarini, i cili ishte për një vizitë në Kajro, iu mohua hyrja në Gaza nga autoritetet izraelite.
“Duke e penguar UNRWA-n të përmbushë mandatin e saj në Gaza, ora do të lëvizë më shpejt drejt urisë dhe shumë të tjerë do të vdesin nga uria, dehidratimi dhe mungesa e strehimit”, shtoi Lazzarini. /abcnews