Kreu i Qipros Greke përjashton zgjidhjen me dy shtete në Qipro

Nicos Anastasiades

Lideri i Qipros Greke, Nicos Anastasiades, ka hedhur poshtë zgjidhjen me dy shtete në Qipro, duke kundërshtuar homologun e tij të Qipros Turke, Ersin Tatar, i cili tha se Qiproja Turke ka qenë shtet për gjashtë dekada, raporton Anadolu Agency (AA).

Anastasiades u përgjigj “jo” kur u pyet nga AA nëse është i hapur për një zgjidhje me dy shtete, si dhe theksoi se është i hapur për një “federatë bi-zonale dhe bi-komunale”.

Komentet e tij erdhën para takimit të tij në selinë e Kombeve të Bashkuara (OKB) në New York me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres dhe presidentin e Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), Ersin Tatar.

Tatar, nga ana e tij, kur u pyet në lidhje me komentet e Anastasiades-it, tha se, “Shteti ynë ka qenë atje tashmë për gjashtë vite. Ka dy shtete dhe ato janë të vërtetat e Qipros. Askush nuk do të braktisë gjendjen e tyre 60-vjeçare tani e tutje”.

Tatar të shtunën u takua me shefin e OKB-së në margjina të seancës së 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York. Të dy shkëmbyen ide mbi çështjen e Qipros.

Qiproja është përfshirë në një mosmarrëveshje tashmë disa dekada midis grekëve qipriotë dhe turqve qipriotë, pavarësisht disa përpjekjeve diplomatike nga OKB-ja për të arritur një zgjidhje gjithëpërfshirëse.

Sulmet etnike që filluan në fillim të viteve të 60’ta i detyruan turqit qipriotë të tërhiqen nga enklava për shkak të sigurisë së tyre.

Në vitin 1974, një grusht shtet i qipriotëve grek që synonte aneksimin e Greqisë çoi në ndërhyrjen ushtarake të Turqisë si një fuqi garantuese për të mbrojtur turqit qipriotë nga persekutimi dhe dhuna. Si rezultat i ndërhyrjes në vitin 1983u themelua TRNC-ja. /aa