Kreu i OKB-së i gatshëm të bisedojë me talebanët sapo udhëheqësia e grupit të jetë e qartë

Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se është gati të flasë me talebanët sapo udhëheqësia e grupit të jetë e qartë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Unë jam gati të flas vetë kur të jetë e qartë me kë duhet të flas, për çfarë qëllimi”, u tha ai përfaqësuesve të mediave në selinë e OKB-së në New York.

Komentet vijnë pasi talebanët pushtuan kryeqytetin afgan të dielën pas një ofensive të shpejtë në të cilën ra shpejtë ushtria afgane prej 300.000 trupash, ndërsa ish-presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi.

SHBA të shtunën mori komandën e Aeroportit Ndërkombëtar të Kabulit “Hamid Karzai” për të lehtësuar evakuimin e personelit diplomatik dhe afganëve që kërkojnë statusin e refugjatit në SHBA.

Washington-i zyrtar pritet të përfundojë tërheqjen e saj deri më 31 gusht, megjithëse presidenti Joe Biden e la derën hapur për të mbetur përtej asaj date nëse procesi i evakuimit nuk përfundon.

Guterres tha se përderisa ai mendon se është e rëndësishme që një garanci “e sigurisë efektive” të mbetet në aeroport, ai u shpreh se OKB nuk ka kapacitetin aktualisht për të drejtuar objektin pas daljes nga SHBA-së.

“Unë nuk mendoj se OKB po kërkon, por nuk mendoj se ne kemi kapacitet për të drejtuar aeroportin”, tha ai, duke shtuar: “Ne mund të bashkëpunojmë me të gjitha palët nëse prania jonë konsiderohet e dobishme, por të mendojmë se OKB mund të drejtojë aeroportin në rrethanat e tanishme, duke e ditur se cila është prania jonë në terren, natyrisht, nuk është realiste”.

Guterres refuzoi të thotë nëse ai mendon se Këshilli i Sigurimit duhet të zgjerojë mandatin e OKB-së në Afganistan, por theksoi rëndësinë që bashkësia ndërkombëtare të ruajë unanimitetin e saj në lidhje me Afganistanit. /aa