Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar se bllokada e vazhdueshme izraelite ndaj ndihmave humanitare në Gaza po rrit ndjeshëm rrezikun për përhapjen e sëmundjeve dhe për vdekje të tjera.
Duke folur në një konferencë për shtyp në Gjenevë, Tedros tha se 75% e misioneve të OKB-së brenda Gazës janë penguar ose refuzuar javën e kaluar.
Ai shtoi se OBSH ka përfituar nga armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit për të furnizuar sistemin shëndetësor në Gaza, por paralajmëroi se pas një bllokade gjashtëjavore, këto furnizime do të shterojnë brenda dy deri në katër javë nëse nuk hiqet rrethimi.
Më shumë se 10,000 të plagosur nga lufta ose persona me sëmundje që kanë nevojë për trajtim jashtë Gazës janë ende në pritje për evakuim, theksoi ai. /mesazhi
