Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Mariano Grossi vizitoi objektet bërthamore Fordo dhe Natanz në Iran, transmeton Anadolu.
Siç raporton agjencia gjysmëzyrtare e Iranit, Tasnim, kreu i IAEA-së, Grossi në kuadër të vizitës në Iran vizitoi dy qendrat më të mëdha të pasurimit të uraniumit në vend pas takimit me ministrin e Jashtëm Abbas Araghchi dhe presidentin Masoud Pezeshkian.
Grossi vizitoi objektet bërthamore Fordow Shahid Alimohammadi në qytetin e Qom dhe Natanz Shahid Ahmadi Roshan në Isfahan ndërsa u shoqërua nga zëvendëskryetari i Agjencisë Iraniane të Energjisë Atomike, Behoruz Kamalvandi dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kazem Garibabadi.