Zëvendëskryetari i Hezbollah, Naim Qassem, ka dënuar fuqishëm sulmet izraelite ndaj periferive jugore të Beirutit, duke i quajtur “të pajustifikuara” dhe “një përpjekje politike për të ndryshuar rregullat me forcë”.
Në një fjalim të transmetuar në televizion, Qassem kritikoi pasivitetin e autoriteteve libaneze, duke kërkuar që shteti të bëjë më shumë për të garantuar zbatimin e armëpushimit të nëntorit.
Ai kërkoi që çështja të ngrihet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe akuzoi SHBA-në se mbështet veprimet e Izraelit, përfshirë edhe sulmin më të fundit ndaj kryeqytetit.
“Libani nuk do të mund të rindërtohet pa përfundimin e agresionit,” u shpreh Qassem, duke u bërë thirrje autoriteteve të ushtrojnë presion diplomatik ndaj Uashingtonit.








