Kreu i FFK-së, Agim Ademi ka pritur në takim kryetarin e ekipit nga Anglia, Rotherham United, Tony Sterwart, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës të hënën.
Në njoftimin e FFK-së, thuhet se Stewart ka përgëzuar Ademin për punën e mirë që po e bën në Federatë.
Po ashtu, thuhet se Ademi dhe Stewart diskutuan edhe për mundësinë e bashkëpunimin në të ardhmen e afërt. Ademi e nderoi Stewartin me fanellën e personalizuar të Kosovës dhe simbolin e kryeqytetit “Hyjneshën në Fron”.
Stewart është kryetar i ekipit, i cili bën gara në Championshipin e Anglisë.
“Në skenën e futbollit britanik, emri i Tony Stewart është njëra prej historive më të suksesshme dhe frymëzuese. Si drejtor i Rotherham United, ai ka ndërtuar jo vetëm një ekip të suksesshëm, por edhe një atmosferë të padiskutueshme të lojalitetit dhe pasionit te tifozët”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e FFK-së.