Kreu i Azharit: Poligamia është e padrejtë ndaj grave dhe fëmijëve

Kreu i Al Azharit (shkolla më e madhe islame në botë) ka deklaruar se aspekti i poligamisë – martesës me më shumë se një grua për shumë vite është shtrembëruar.

Ai tha se poligamia është keqinterpretuar dhe se ajo është e “padrejtë ndaj grave dhe fëmijëve”.

“Ne duhet ta lexojmë ajetin e plotë. Kur thuhet ‘dy, tre dhe katër gra’ është vetëm një pjesë e vargut. Duke pasur shumë gra, kjo sjell shtypje për gratë dhe fëmijët e tyre”, tha El Tayeb, kreu i institucionit egjiptian.

Ai shtoi se prioriteti më i rëndësishëm është mirëqenia e grave dhe adresimi i shqetësimeve të tyre, sepse përfaqëson gjysmën e shoqërisë dhe nëse shqetësimet e tyre nuk merren parasysh, do të ecim si të çalë.

Poligamia është një fenomen i ndaluar me ligj në vende islame si Tunizia dhe Turqia, por edhe e rregulluar me ligj si në Marok ose Liban, ku gratë mund ndalojnë poligaminë në kontratat e tyre të martesës. /MESAZHI/