Ballina Lajmet Kremlini: “Operacioni special” në Ukrainë do të përfundojë kur të arrihen të...

Kremlini: “Operacioni special” në Ukrainë do të përfundojë kur të arrihen të gjitha qëllimet

Nuk ka një kornizë të qartë kohore se kur mund të përfundojë “operacioni special” në Ukrainë, theksoi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, transmeton Anadolu Agency (AA).

Peskov në një intervistë për televizionin shtetëror iranian tha se “operacioni special në Ukrainë do të përfundojë kur të arrihen të gjitha qëllimet e tij”.

Peskov gjithashtu tha se ushtria ruse po vepron “me shumë kujdes, duke përdorur armë me precizion të lartë” në Ukrainë, duke përjashtuar çdo sulm ndaj infrastrukturës civile.

Duke folur për sanksionet kundër Rusisë dhe Iranit, Peskov tha se ky është “çmimi që paguajnë për pavarësinë dhe sovranitetin e tyre”.

“Ajo që nuk të vret të bën më të fortë”, deklaroi ai.

Bashkimi Evropian (BE) ka vendosur gjashtë pako sanksionesh ndaj Rusisë që nga fillimi i sulmit rus ndaj Ukrainës më 24 shkurt.

Më herët, ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha se ishte Evropa ajo që u prek më shumë nga sanksionet antiruse.

Exit mobile version