Kremi me limon dhe mjaltë që mbyll çdo lloj plage
Mund të jeni gërvishtur diku pa dashje, të keni prerë dorën teksa gatuani apo të keni marrë ndonjë plagë për arsye të tjera në trupin tuaj.
Ka nga ata të cilët nuk i durojnë dot dhe i drejtohen farmacisë për ilaçe, por ka të tjerë të cilët nuk merakosen dhe aq shumë, me idenë se mund të shërohen vetë.
Ne kemi një zgjidhje për të dy kategoritë, shumë efektive dhe, për më tepër, nuk kushton aspak. Kjo për faktin se përbërësit me siguri gjenden në kuzhinën tuaj. Ky krem natyral do t’ju ndihmojë të hiqni të gjitha plagët që keni në trupin tuaj për një periudhë të shkurtër kohe.
PËRBËRËSIT:
4 lugë gjelle lëng limoni
4 lugë gjelle mjaltë
1 e bardhë veze
PËRGATITJA:
Për të përgatitur këtë krem shtoni fillimisht të bardhën e vezës në një enë të vogël. Më pas, hidhni në të edhe mjaltin dhe lëngun e limonit. Përziejini mirë që përbërësit të kombinohen plotësisht me njëri-tjetrin.
Aplikojeni kremin e përgatitur mb plagët tuaja dhe lëreni të veprojë për rreth 15 minuta. Përsëriteni këtë trajtim një herë në javë.
Duhet që ta përdorni atë rregullisht, në mënyrë që plagët tuaja të shërohen plotësisht brenda disa javësh./Mesazhi/