Kur fëmija juaj nuk mund ta kontrollojë urinimin në shtrat, kjo është shqetësuese. Ja disa këshilla se si mund ta zgjidhni këtë çrregullim që shkakton frustrim tek fëmijët dhe ndjenjën e turpit.
Enureza (urinimi i pavullnetshëm), është kur fëmija më i madh se 5 vjeç laget në gjumë. Nëse fëmija laget ditën, ose para se të hyjë në tualet lëshon disa pika, apo rrjedhë pandërprerë urinën; urinon me ndërprerje; urinon shumë shpesh ose shumë rrallë; atëherë duhet të lajmëroheni për ekzaminime më të detajuara. Nëse i ndotë brekët me nevojë të madhe, gjithashtu duhet të lajmëroheni te mjeku. Fëmija fillon të kontrollojë urinimin pas moshës 2 vjeç dhe deri në tre vjeç 78% të fëmijëve nuk lagen natën. Deri në moshën 5 vjeçare nuk duhet të brengosemi, sidomos te rastet që në familje anëtarët tjerë kanë pasur të njëjtin problem, përveçse duhet ta informoni mjekun tuaj dhe të këshilloheni me të.
Nëse fëmija juaj nuk është lagur për një kohë të gjatë dhe më pas prapë ka filluar problemi, ju duhet patjetër të kërkoni mendimin e mjekut.
Deri në 10% të fëmijëve mund të kenë këtë problem. Te gjinia mashkullore e hasim dy herë më shpesh se te gjinia femërore. Mund të gjendet edhe te të rriturit deri në 1%. Prandaj nuk duhet të konsiderohet si fatkeqësi që po ju ndodhë vetëm juve, meqenëse kjo pastaj do të ndikoj në vetëbesimin e fëmijës suaj.Shkaku mund të jetë gjumi i rëndë dhe zgjimi i vështirë. Prodhimi i rritur i urinës gjatë natës, në veshkat e fëmijës suaj. Fshikëza urinare e fëmijës mund të jetë shumë iritabile dhe e gatshme të kontrahohet shumë shpesh që të zbrazë urinën. Si dhe faktori i trashëgimit, nëse në familje kemi anëtar tjerë me të njëjtin problem.
E rëndësishme është që pasi mjeku ta verifikojë me ekzaminim, fëmija nuk ka asnjë çrregullim, të mbahet një ditar treditor: orën sa herë shkon në tualet, sasinë sa urinon, sa pinë, sa herë defekon. Si dhe ta vëzhgojë fëmijën vet.
Nëse mjeku e vërteton se gjithçka është në rregull, atëherë jepen këshillat si të ulet fëmija drejt në guacë, si të relaksohet, të mbështeten këmbët, të shkohet >6 herë në tualet, të zbrazen zorrët një herë në ditë. Mos të pihet ujë pasi që të flejë.
Kurdisja e alarmit është këshilla e parë e trajtimit dhe fillohet pas moshës 6 vjeç. Kurdiset alarmi 1.30-2 orë pasi të flenë, fëmija zgjohet dhe kthjellet për të urinuar. Suksesi pritet deri në tre muaj. Dhe në 2/3 e rasteve është i suksesshëm. Nëse një muaj nuk laget edhe pasi është ndërprerë alarmi, konsiderojmë se është shëruar. Dhe, për suksesin fëmija duhet të shpërblehet. Në treg ka lloje të ndryshme të alarmeve: me zile, me dridhje.
Trajtimet tjera të mundshme janë medikamentoze dhe para se të fillohet duhet të bëhen ekzaminime nga mjeku i specializuar për këto probleme, pediatri- nefrolog, uroterapisti, urologu -pediatrik.