Ballina Artikuj Kreativiteti dhe inteligjenca emocionale

Kreativiteti dhe inteligjenca emocionale

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi (r.a)

Hulumtimet kanë treguar që vetëm koeficienti i inteligjencës (QI) nuk është garanci për sukses në jetë. Andaj, sot për të siguruar zhvillim të “personit komplet” nevojiten QI e lartë dhe koeficient i lartë emocional (EQ). këto dyja janë në lidhje të ngushtë.

Dobia e zhvillimit paralel të inteligjencës suaj emocionale përderisa zhvilloni edhe inteligjencës tuaj kognitive nënkupton jetën e suksesshme në punë, ngritjen e shëndetit fizik dhe mental, si dhe arritje e kualitet më të madh në marrëdhëniet me tjerët.
Psikologët kanë zbuluar dhe ndarë inteligjencën në tre grupe kryesore:
1. inteligjenca abstrakte (aftësia e të kuptuarit dhe udhëheqja me shfrytëzimin e simboleve verbale dhe matematikore).
2. inteligjenca konkrete (aftësia e kuptimit dhe udhëheqja me objektet)
3. inteligjenca sociale (aftësia e kuptimit të njerëzve dhe lidhshmëria me ata).(1)
Inteligjenca emocionale (EI) i ka rrënjët në konceptin e “inteligjencës sociale” të cilën për herë të parë e ka identifikuar E.L. Torndike në vitin 1920. ndikimi i këtij koncepti në kulturën e gjerë dhe në shoqërinë akademike prej atëherë ka qenë i shpejtë dhe i gjerë.
Sikur që dimë të gjithë, emocionet janë pjesë themelore e asaj që vërtetë jemi dhe luajnë rol të rëndësishëm në marrëdhëniet me tjerët. Ato nuk mund të tejkalohen. Por, shumica prej nesh është e orientuar tradicionalisht në ‘emocionet ti lërë te shtëpia’ në bindje që duhet, që të jemi më efektiv, të gjitha planet tona dhe vendosjet ti bazojmë vetëm në inteligjencës e “ftohtë” dhe logjike.(2)
Në realitet, ky qëndrim garanton që emocionet e shtypura te ndizen, shkaktojnë ngritjen e përleshjeve dhe ndikojnë negativisht në disponimin e individit. Por, çfarë nëse njohurit tona për emocionet vazhdojmë ti përhapim bashkërisht, si një “lloj të dytë të inteligjencës”, jashtë mendjes dhe logjikës?
inteligjencës e cila nëse i qasemi me drejtësi mund të bëhet asgjë më e madhe si një gur themeltar duke na motivuar që të jemi më produktiv dhe efikas.
Mund të thuhet se distance më e madhe, është distance në mes mendjes (IQ) dhe zemrës (EQ).
Nëse punojmë në kuptimin e kësaj dhe orientojmë me kapacitet dhe efikasitet të pabesueshëm. Le të vërejmë disa çështje dhe tema të rëndësishme në lidhje me inteligjencën emocionale.

Ç’është EI?

Kur Satovey dhe Mayer në citin 1930 e kanë definuar termin “inteligjencë emocionale”(3), kanë qenë të vetëdijshëm për hulumtimet e mëparshme të aspektit kognitiv të inteligjencës. Inteligjencën emocionale e kanë definuar si ‘formë të inteligjencës sociale e cila përfshin aftësinë e njohjes së emocioneve vetanake dhe te tjerëve, dallimin e të njëjtave dhe shfrytëzimi i informacioneve të dhëna gjatë mendimit dhe veprimit.(4)
Esther Orioli dhe Robert Cooper kan theksuar në përpjekjen që të shpjegojnë EI: EI është shumë më tepër se sjEIlja e “bukur” ndaj tjerëve. Kjo është aftësi që të ndiejmë, kuptojmë dhe me sukses të praktikojmë fuqinë dhe mundësinë e emocioneve si burim i energjisë, informative, kreativitetit, besueshmërisë dhe afërsisë’.
Mundësia e dytë e definimit të EI është aftësia që të ndiejmë dhe shfrytëzojmë emocionet për “vetëudhëheqje” të suksesshme dhe veprim në kahet pozitive në ndër marrëdhëniet tona.

Përse na nevojitet EI?

Reaksionet emocionale paraekzistuese të EI sonë janë qelës kah shëndeti më i mirë, në përjetimin më të madh të lumturisë dhe afërsisë, në arritjen e udhëheqjes më të fuqishme, vizionit më të qartë, suksesit më të madh, qëllimeve më të larta, përhapjes e fuqisë dhe energjisë sonë, përparimin më të madh të gjërave, sigurimi i marrëdhënieve të shëndosha dhe perceptimit të hollësishëm si dhe në fund në arritjen e kënaqësisë më të madhe.
Këto reflekse emocionale, rrallë të vetëdijshëm, port ë fuqishëm motivojnë vendosmërinë tonë.
EI nevojitet që të realizojmë fuqinë e emocioneve tona.

Cilat janë përparësitë e EI?

Në modulin e Golemanovit(5) të EI ekzistojnë pesë hapa kyç (aftësi): vetëdija, vetëkontrolli, vetëmotivimi, empatia dhe ndërmarrëdhëniet e suksesshme, secila nënkupton përmbledhje e aftësive të ndryshme. Nuk është e domosdoshme që të gjitha aftësitë të jenë të suksesshme, por dy janë aftësi kyçe (vetëdija emocionale dhe vetëvlerësimi preciz) të domosdoshme. Këto janë dy aftësi themelore në të cilat fillojnë të gjitha të tjerat.

VETËDIJA

Guri themelor ose themeli i EI është vetëdija. Kjo lëvizje aftësitë e tjera të EI. Vetëdija duhet të jetë në radhë të parë, sepse nëse nuk e njohim vetën dhe nëse nuk dimë çfarë ndiejmë si do të dimë cilat janë nevojat e tjerëve ose ti kuptojmë tjerët dhe të paramendojmë atë që ata ndiejnë?
Sa më tepër dimë për vetën, aq më tepër kemi mundësi të kontrollojmë dhe zgjedhim mënyrën si do të sillemi në situatën konkrete.
Tek vetëdija kemi të bëjmë me njohurin për atë ku jemi momentalisht dhe ku dëshirojmë të jem, kështu që të kemi dëshirë që të ndryshojmë që të arrijmë aty. Pa vetëdije emocionet mund të na verbojnë dhe të na lëvizin që net ë veprojmë atë që nuk dëshirojmë ose të bëhemi njerëz çfarë nuk dëshirojmë të jemi.
Për të qenë të vetëdijshëm duhet pasuar hapat vijues:
– Me mësuar dallimin në mes mendimeve dhe ndjenjave. Nëse dëshirojmë të njohim vetën është shumë me rëndësi të dimë dallimin në mes “Unë mendoj” dhe “Unë ndiej”.
– Gjatë ditës pyeteni vetën si ndiheni dhe mu këtë rast bëhuni të sinqertë ndaj vetit. Nëse zemra u rrahë shpejtë, jeni të skuqur në fytyrë dhe ju mungon ajri – këto rëndom janë shenjë për diç. Pyeteni vetën: ‘ çfarë ndjenje fshihet prapa kësaj?’ Emërtoni këtë ndjenjë – frikë, anksiozitet, dashuri, pasiguri.
– Bëhuni të hapur nda këshillave të tjerëve. Miqve dhe bashkëpunëtorët shpesh mund të na ndihmojnë të kuptojmë sjelljen personale.

VETËKONTROLLI

Përderisa si hap kah vetëdija dëgjojmë ndjenjat tona dhe mësojmë nga ato, vetëkontrolli është kontrolli dhe udhëheqja ,e këto ndjenja kështu që nga këto të ketë më shumë të mira se sa dëm. Vetëkontrolli krijon anën racionale dhe kohën që të qetësojmë ndjenjat kur është nevoja. Gjithashtu na ndihmon të veprojmë me qëllim, e jo në mënyrë impulsive.
Nëse veprojmë me qëllim më parë do të mendojmë atë që themi: Ana tjetër e medaljes do t’ishte, e reaguar pa mendim e pastaj me ndie keqardhje për këtë. Ja disa këshilla që do t’ju ndihmojnë te vetërregullimi:
– Kontrolloni atë që i flisni vetit. Bëhuni të vetëdijshëm për këtë (kur i drejtohemi vetit në mendime)
– Ndërmerrni përgjegjësinë për reaksionet tuaja emocionale në jetë. Kur ndieni se jeni të pa parashikuar, pranoni fuqinë personale.
– Parashihni ndërprerësit “emocional” dhe përgatituni në udhëheqjen me reaksionit në këto.
– Secilën situatë irrituese formësoni në “ushtrim të zgjedhjes së problemit”. Kur ballafaqoheni me situatën e cila shkakton reaksion të padëshiruar emocional zvogëloni zemërimin tuaj ashtu që do të forcoheni në sjellje.
Këtë formësoni kështu që sjellja të bëhet problem e jo personi në fjalë
– Shërbehuni me humor!
– Asnjëherë mos nënvlerësoni fuqinë e frymëmarrjes së thellë. Rritja e rrjedhës së ajrit hak truri zvogëlon tendosjen, qartëson mendimet, dhe vepron në mënyrë relaksuese në psikë dhe trup. Gjithashtu ju ofron moment që të rivendosni mendimet para se të thuani diç apo të veproni.
– Largoni vetën nga situate dhe vazhdoni më tutje. Ekziston dobi e madhe nga vetëdistancimi i ndonjë situate të pakëndshme dhe orientoni energjinë tuaj në ndonjë aktivitet të ri. Kjo do t’u ndihmoj që të ktheni perspektivën, të rrisni koncentrimin dhe të riorganizoheni.

VETËMOTIVIMI

Vetëmotivimi është orientim i fuqisë së emocioneve tona kah qëllimi i cili do të na motivoj dhe inspiroj. Ky edhe është paramendim si e realizojmë një qëllim dhe ndërmarrje e gjithë hapave të nevojshëm për të arritur tek ai.
Disa mënyra të cilat do ta përmirësojnë motivimin tuaj:
– Bëhuni të vetëdijshëm për mënyrën me të cilën i shpjegoni vetit lëshimet tuaja në jetë… qëndroni real. Kuptoni që mund të kontrolloni dhe zgjidhni çfarë do të mendoni dhe ndieni. Rriteni këmbënguljen tuaj ashtu që gjithnjë do të jeni të vetëdijshëm për qëllimin në jetë. Të keni parasysh qëllimin dhe bëhuni këmbëngulës ashtu që mund të jeni të kënaqur në arritjen e fundit të suksesshëm të çdo gjëje që keni filluar.
– Anoni kah ajo që të arrini gjendje “fluturuese” derisa punoni në projekte.
– Meditoni!
– Në mënyrë konstante (permanente) mësoni! Kërkimi i diturisë do të ndërtoj fuqinë tuaj. Do të jeni të vlefshëm dhe të gjithanshëm.

EMPATIA

Kur jemi bërë të sinqertë dhe kur emocionet tona kanë qëllim, erdhi koha qetë lëvizim kah jashtë. EI është lëvizje kah ndjenjat tona si dhe lëvizje kah ndjenjat e atyre që janë rreth nesh. Kjo d.m.th. me u përgjigj realisht në ndjenjat e të tjerëve, me kujdes dhe me mëshirë.
Empatia d.m.th. me qenë në mundësi të shikojmë problemin nga perspektiva e personit tjetër.
Mirësia është me qenë i vetëdijshëm ndaj ndjenjave të njerëzve tjerë, përderisa nuk dimë se ato janë ndjenjat e tyre e jo tonat. Empatia fillon me dëgjim. Kjo d.m.th. vendosje e marrëdhënieve me njerëzit. Individit të cilit në nevojat individuale dhe pak ose aspak nuk kanë vëmendje për tjerët. Empatia është ngjitës i cili do të lidhë një grup që të bashkëpunoj me sukses. Disa prej teknikave për përparimin e empatisë janë:
– Kujdes në treguesit joverbal si dhe në ata verbal. Hulumtimet tregojnë që fjalët përbëjnë vetëm 7% të komunikimit. Toni dhe shpejtësia e të folurit përmbajnë 38% të mesazhit, ndërsa 55% mbetet e pa folur dhe zbulohet nëpërmjet të folurit të trupit, siç janë qëndrimi, kontakti me sy, shprehjet e fytyrës etj.
– Ndani ndjenjat tuaja me tjerët dhe bëhuni të sinqertë. Komunikimi i mirë udhëheqë kah besimi.
– Mesazhet tuaja të folura dhe të pafolura duhet me qenë të njëjta. Mendoni atë që flisni për të mbajtur atë që bëni. Kjo tregon se jeni të sinqertë apo autentik, për çfarë ndërtoni besim.
– Kurdo që kemi mundësin shkoni rrugës së lehtë. Ekzistojnë shumë mënyra që të tregohet mundimi ose kritika. Mund të jeni të sinqertë dhe të kritikoni por në mënyrë të bukur, që gjithashtu rritë besimin. Kritika konstruktive rritë aftësinë.
– Mundohuni të vëreni situatën nga perspektiva e personit tjetër. Empatia është të paramendoni si do t’ishte me qenë në lëkurën e tjetrit. Ne duhet besuar që secili bëni atë që është më e mira duke pasur parasysh atë që momentalisht ka në dispozicion.

NDËRMARËDHËNIET E SUKSESSHME

Mbizotërimi i aftësive të vetëdijes, vetëkontrollit, vetëmotivimit dhe empatisë udhëheqë kah mjeshtëria e mbajtjes së ndër marrëdhënieve të suksesshëm me njerëzit dhe me qenë në mundësi që të mbahemi dhe të udhëheqim me emocionet e tjerëve. Me mjeshtri të larta sociale udhëheqësit janë komunikues dhe kolaborist më të mirë.

DISA TEKNIKA TE EI ME TË CILAT DO TË KEMI MARRËDHËNIE MË TË MIRA NË PUNË

– Ndani epshin dhe entuziazmin tuaj ndaj punës suaj dhe vizionit të organizatës suaj – kjo është infektuese! Të keni vizionin në atë formë që hovin tuaj do ta përcillni ndaj një projekti ose qëllimi
– Krijoni atmosferën inspirative të punës. Nëse tregoni sinqeritet, besim dhe nëse çmoni timin tuaj mund të japin kontribut maksimal
– Hyni në “brainstormiua” kreativ (kur njerëzit prezent hynë në projekt, paraqesin të gjitha idetë të cilat u vinë ndërmend pa marrë parasysh se a janë ato të realizueshme apo jo. Çdo gjë merret për bazë). Kjo jo vetëm që është e mirë për gjetjen e ideve tërësisht të reja, por edhe vet procesi rritë miqësinë dhe besimin në mes anëtarëve të timit.
Kjo mund të lehtësoj punën kah bashkëpunimi i ardhshëm për shkak të lidhjes kreative e cila realizohet
– Bëhuni të përgatitur që të udhëhiqni dhe ndihmoni të tjerët, por gjithashtu që të tjerët t’u ndihmojnë dhe udhëheqin me ju. Kjo është njëra prej aftësive më të rëndësishme në vendin e punës. Ashtu si ndani dhe transmetoni diturin tuaj dhe aftësitë me anëtarët tjerë të timit, ju ushqeni edhe gjeneratën e ardhshme. Por, nëse lejoni që dikush t’u mësoj, tregoni se merrni parasysh edhe idetë e tjera dhe që “nuk dini çdo gjë”.

KONKLUDIM

Aftësitë e EI, ato të kthyera kah ne dhe ato ndërnjerëzore, kanë rëndësi enorme për jetën tuaj dhe paraqesin një inteligjencë tjetër. Këto janë mjet që të formësojnë kuptimin e termeve kryesore siç janë dashuria, suksesi dhe lumturia. Është argumentuar që EI është më e rëndësishme se QI (aftësitë teknike) gjatë përcaktimit të suksesit në jetë. Për ndryshime të QI i cili është i pandryshueshëm, njerëzve që ta përmirësojnë vetëdijen për veten dhe tjerët, të krijojnë bashkëpunim dhe harmoni.
Në praktikë, gjithashtu u ndihmon njerëzve të bëhen të vetëdijshëm për mundësit e tyre, burime të tyre të fuqisë dhe kreativitetit dhe që me vetëdije të zgjedhin reaksionin më efektiv në situatën e dhënë, e jo që të reagojnë vetëm në mënyrën impulsive.(6)

1) Ruisel, I. Social Intelligence: conception and Methodological Problems, 35 (-5) 281-296
2) Emotional Intelligenve Workbook, CRM Learning Carlsbad, 2001
3)Salovey, P, Mayer, J. Emotional Intelligence, Imagionation Cognition, and Personality, 1990
4)Salovey, P, Mayer, J. The Intelligenve of Emotional Intelligence, 1993, 17, 433-442
5) Goleman, D. Emotional Intilligence, Bontom Books, Neë York, 1995
6) Dr Steve Sablack: www.fountainmagazine.com

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi (r.a)

Exit mobile version