Nysret Simnica – Shuli
– Babi, pse e ke hequr kravatën, ku e ke lënë?!
– Ne xhep e kam!
– Kravata nuk është për xhep, ma jap ta vë unë!… Oho, bash më paska hije…Çfarë ndryshimi… E tash, mund të bëhem UDHËHEQËS… E pse jo… Vërtetë edhe e meritoj… Do të aplikoj menjëherë… Jam i gatuar për LIDER..
– Ti udhëheqës, Lider…?! Po a e di se sa kualifikimi, sa shkollimi, sa përvoja duhet për tu bërë udhëheqës a lider… ende je i ri, i vogël je për…
– Babi, kërkah nuk je! …I vogël?!… jam më i madh se ti… e sa për moshë, normal që të rinjtë i qojnë proçeset para… Kujt i duhet dhe për çka i duhet shkollimi?!… Përveq mësuesëve sa për ta marrë një rrogë… E përvoja, ajo fitohet…
Për shkollë kanë nevojë vetëm “tupat”, që nuk ua rrok kërkah… Mësohen vetëm gjërat që nuk dihen…
E kur nuk ta rrokë-s’ta rrokë, badihava shkollohesh, badihava shkon edhe nëpër shkolla private e kolegje (kishe “Universitete-Fakultete”) private, dhe… prap, tupi mbetet tup…
Mençuria është e dhënë e Zotit!…Gjenialiteti është trashëgimi servile, gjenetike, regjionale (gjithëcila tokë nuk jep fryte)… e të gjitha këto vetëm paketohen me merita patriotike dhe… “Geniallcat” që i dinë të gjitha, nuk kanë nevojë të humbin kohë për shkollim, bashkë me ata që nuk i dinë gjërat, që këta i din…
Ani disa shkollimin, të mos them diturinë, e masin me vitet e kalaura në shkollim, demek sa më shumë vite shkollore që ke vijuar, je më i… Kjo po i bika që ngelcanat që ngelin disa herë, qenkan më të dishmit, më…
E tash, ec e vendosi në udhëheqësi njerëzit me shumë shkollë, të cilët edhe nëse kanë mësuar ndonjë lëmi, ata nuk janë të dijshëm për gjithçka, prap nuk janë eksperta të kësaj apo asaj lëmie, janë të ngurt, frikacak…
– Babi, prej sot, do të më shohësh vetëm përmes televizionit, për fillim si analist e me vonë… Para se të iki, merre kravatën e në daç mbaje në xhep, në daç…Unë,…
– A?-Jo më fal, vëtetë më fal babi!, Pa kravatë!?…Jam ndryshe, do të qëndroj… Ende kam nevojë për TY!/Mesazhi/