Ballina Lajmet Kosovë Krasniqi shpreh ngushëllime për popullin turk në Ambasadën e Turqisë në Kosovë

Krasniqi shpreh ngushëllime për popullin turk në Ambasadën e Turqisë në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shprehur ngushëllime në Ambasadën e Turqisë në Kosovë, pas tërmetit që goditi disa rajone të vendit dhe la pas mijëra të vdekur e të lënduar.

Në Librin e Ngushëllimeve, Krasniqi ka ngushëlluar familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre, teksa i’u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.

“Ngushëllimet më të thella të gjitha familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe uroj shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit. Duke shprehur solidarizimin e plotë me dhembjen dhe vështirësitë që po kalon populli turk në këtë orë të errët, uroj që sa më parë, si popull dhe si shtet të gjejnë forcën dhe të ringriten nga kjo fatkeqësi”, ka shkruar Krasniqi.

“Kosova do të qëndrojë pranë Turqisë dhe popullit mik turk”, shtoi ai.

Exit mobile version