Krasniqi rikthehet në ring, përballet me çekun Eschner

​Boksieri Robin Krasniqi, ka konfirmuar rikthimin në ring pas një pauze 15-mujore.

Krasniqi do përballet me 31-vjeçarin nga Çekia, Stanislav Eschner.

Dueli do zhvillohet në ambientë të hapur, kurse këtë e ka konfirmuar vet boksieri përmes një postimi në Facebook:

Njoftimi i plotë:

Duel zhvillimprurës këtë të Shtunë në Gjermani!

Robin Krasniqi do të rikthehet këtë të Shtunë në Ring, pas një pauze 15-mujore. Ky është edhe rikthimi në kategorinë e mëparshme, në gjysmë të rëndën.