Analisti Milazim Krasniqi thotë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka minuar vetë mbledhjen e dy qeverive, me deklaratën e tij gjoja për bashkim kombëtar.
“Dhe ia ka dhënë një kartë të fortë mikut të vet, Vuçiqit, në luftën e tij me opozitën serbe dhe për të fituar, si president i posazgjedhur, disa poena shtesë në sytë e Perëndimit, gjoja me maturinë e tij! Pse mendoj kështu? Sepse as Rama, mësa pararendësit e tij, nuk ka as ide, as platformë e aq më pak projekt për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës”, thotë Krasniqi.
Sipas tij, Rama ka veç llafe kot, siç i kishte edhe Berisha para tij.
“Dhe siç i kanë të gjithë demagogët e pafytyrë në të gjitha viset shqiptare! Llafe kot kanë, punë aspak. Por, me këso llafesh pa mbulesë, po u bëjnë dëm këtyre dy shteteve të lodhta, që mezi po mbahen në këmbë. Kuku për ne, kush flet/manipulon në emrin tonë! Ama mirë na e bëjnë, meqë i votojmë njerëzit që janë në kundërshti me besimin dhe me idealin tonë!”, ka shkruar në fund Krasniqi.