Ballina Lajmet Kosovë Krasniqi: Njerëzit që përfituan në emër të UÇK-së, po e përndjekin Limajn

Krasniqi: Njerëzit që përfituan në emër të UÇK-së, po e përndjekin Limajn

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, aktakuzën e fundit ndaj Fatmir Limajt e quan përndjekje
Krasniqi thotë se Limaj po përndiqet nga njerëzit që luftën e UÇK-së e përdorën si mburojë të përfitimeve personale të pas luftës, transmeton lajmi.net

“Ne një situatë të tillë, përndjekja e Fatmir Limajt, është e dhimbshme aq sa edhe e lavdishme dhe lavdia zakonisht e ka çmimin e lartë. E dhimbshme se kjo po zgjatë që 13 vjet?!”, ka shkruar Krasniqi.

Reagimi i plotë i tij:

PËRNDJEKJE NË VEND TË MIRËNJOHJES!

Nga Jakup Krasniqi

Nuk e kam më asnjë dyshim dhe nuk me duhet asnjë argument tjetër, Fatmir Limaj është duke u përndjekur po aq sa është duke u përndjekur Ushtria Çlirimtare e Kosovës, si vlerë kombëtare?!

Po ashtu nuk e kam asnjë dyshim: përndjeksitë janë gjithë soj e sorollopi i hafijeve te popullit tonë dhe gjithë lloji i profiterëve te vlerave te Luftës Çlirimtare. Të cilët, UÇK-në e patën për mburojë te përfitimeve personale te pas luftës, e sot Kosovën e kanë bërë mburojë, për mbrojtje personale.

Ne një situatë të tillë, përndjekja e Fatmir Limajt, është e dhimbshme aq sa edhe e lavdishme dhe lavdia zakonisht e ka çmimin e lartë. E dhimbshme se kjo po zgjatë që 13 vjet?!

Lavdi për veprën e madhe te tij. Vepër që ka nxitur të gjitha mëritë e armiqve te Lirisë e Pavarësisë së Kosovës, kundër tij, pse jo edhe te ardhmes së Kosovës. Andaj trajtimi që po i bëhet Luftës Çlirimtare te UÇK-së, është veprim kriminal!

Nëse shikohet nga perspektiva e sotme del se, Ai dhe Brigada e tij 121, ishin më te organizuarit për të luftuar për liri, hapësira e veprimit të tij u bërë strehë e ngrohtë, ishte sofër bujarie, ishte siguria më e duhur për Institucionet më vitale te UÇK-së si: Për Shtabin e Përgjithshëm dhe trupat e tij përcjellës, për Radion Kosova e Lirë, për Agjencinë e Lajmeve – Kosovapresse etj. Ishte strehë e siguri edhe për Zëdhënësin e UÇK-së, nga ku u përcollën për opinionin vendor e ndërkombëtar prononcimet e tij të shumta për qëllimet e Luftës Çlirimtare, për luftën e drejtë të popullit shqiptar! Ishte mburojë edhe për qindra mijë qytetarë te Kosovës!

Ajo zonë ishte e tillë edhe për familjen time. Andaj Mirënjohja ime shkon për çdo ushtarë, për çdo qytetarë e familje të asaj hapësire gjeografike! Mirënjohja e jo përndjekja duhet të jetë edhe për Komandantin e asaj Brigade – Fatmir Limaj.

Përndjekja e tij, nuk bëhet nga qytetarët e Kosovës, nuk bëhet nga njerëzit që e donin dhe e donë lirinë e shtetin e Kosovës, nga ata që e njihnin dhe e njohin vlerën e luftës çlirimtare, që i donin dhe i donë qytetarët e Kosovës dhe te ardhmen e tyre te lirë e të dinjitetshme, por nga armiqtë e sehergjinjtë, te cilët shtetit e se drejtës, shtetin e zhvilluar, shtetin e drejtësisë sociale, prisnin t’ua sillte dikush në pjatë. Ata që dje përgatiten dosje e sot heshtin si mumie apo shpifin pa fije turpi kudo qe u epet rasti! Çlirimtarët, kurrë mos qofshin kurrë nën lëkurën e këtyre djajve shpirtzinj!

Përndjekja politike e bënë Fatmir Limajn – Komandant Çelikun, njeriun më me integritet, mbi te cilin bien te gjitha mëritë e armiqve te kombit shqiptar dhe dashuria e popullit që i shërbeu!

Kështu mendoj për çdo çlirimtar e luftëtarë te UCK-së, që ka luftuar dhe ka qenë pjesë e saj deri më 21/22 qershor 1999!

Exit mobile version