Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi po qëndron në Turqi, ku edhe ka marr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë.
Krasniqi nga atje, ka thënë se Kosova ka nevojë për përkrahjen e Turqisë për anëtarësim në NATO dhe KE.
“Kosova ka nevojë edhe për përkrahjen e Turqisë tek shtetet e ndryshme, për t’i bindur që të njohin Kosovën, por edhe në forumet ndërkombëtare, për të përkrahur anëtarësimin e Kosovës, posaçërisht në NATO dhe në Këshillin e Evropës”, ka shkruar ai në Facebook.
Më tej, Krasniqi ka njoftuar se ka takuar zëvendësministrin, Kemal Bozay të cilin e ka falënderuar për kontributin e çmuar në fushën e sigurisë, tashmë edhe përmes udhëheqjes së misionit të KFOR-it.