Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi në një shkrim ka kritikuar fjalorin gjuhësor që përdorin për njëri-tjetrin politikanët e Kosovës. Ai thekson se kjo gjuhë të le përshtypjen se po flasin përfaqësues të dy kombeve që janë armiq me dekada me radhë.
“Në shikim të parë, kur njeriu dëgjon debatet në mes të pozitës dhe të opozitës shqiptare, e krijon përshtypjen se është duke dëgjuar përfaqësues të dy kombeve, të armiqësuar ndër dekada dhe që nuk synojnë ta gjejnë as edhe një fije interesi që i bashkon! Vërtet, një armiqësim i tillë, jo vetëm që nuk i duhet kombit brenda tij, një kombi që synon progresin, zhvillimin, mirëqenien kombëtare e shtetndërtimin për sigurinë kombëtare, por kjo gjuhë është shumë e dëmshme edhe po qe se përdoret edhe në mes kombeve fqinje, që edhe mund të kenë pasur mes tyre shekuj armiqësie.” shkruan Krasniqi.