Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Tunç Angılın.
Sipas Krasniqit, në këtë takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimin në mes të dy vendeve.
“Me ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Tunç Angılın, diskutuam për bashkëpunimin e shkëlqyer në mes të dy vendeve tona duke theksuar se mbështetja e vazhdueshme e 🇹🇷 për Kosovës e në veçanti nivelin lokal është gjithmonë e mirëseardhur për zhvillimin ekonomik lokal, krijimin e mundësive të reja për qytetarët dhe thellimin e bashkëpunimit përmes projekteve të përbashkëta”, tha Krasniqi.