Ballina Lajmet Kosovë KQZ thotë se deri më tani kanë aplikuar 5 subjekte politike për...

KQZ thotë se deri më tani kanë aplikuar 5 subjekte politike për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se deri më tani janë pranuar 5 subjekte politike, prej tyre 4 parti politike dhe 1 iniciativë qytetare.

Elezi për tëvë1 ka thënë se numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë që përfaqësojnë këto subjekte politike është 122.

Ai ka përmendur edhe subjektet politike që kanë paraqitur aplikimet e tyre:

1.Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK) – 35 kandidatë;

2.Jednstvena Goranska Partija (JGP) – 29 kandidatë;

3.Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI) – 35 kandidatë;

4.Srpska Demokratija (SD) – 13 kandidatë; dhe

5.Narodna Pravda – 10 kandidatë.

Tutje, ai ka bërë të ditur se afati i fundit për subjektet politike, partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur për të paraqitur kërkesat e tyre për certifikim për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës është 11 dhjetor 2024, ku ka thënë se gjatë kësaj periudhe subjektet politike duhet të dorëzojnë edhe listat e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë.

Exit mobile version