Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shkuar mbi 80.08 për qind të numërimit të votave nga 1 mijë e 994 kuti të votimit.
Nga këto rezultate, KQZ nxjerr fituese koalicionin PAN i cili ka marrë 35.33 për qind.
Me 25.39 për qind është renditur i dyti koalicioni LDK-AKR-AL.
Ndonëse me shumë pak diferencë me vota në mes të koalicionit të LDK-AKR-AL dhe Vetëvendosjes, kjo e fundit radhitet e treta me 25.22 për qind.