KQZ numëron mbi 50 për qind të votave – LVV me 48,12%, pasur nga PDK me 18,33 për qind dhe LDK 13,71%

ytetarët e Kosovës me të drejtë vote sot i  janë drejtuar kutive të votimit nga ora 07:00 deri në 19:00 për të zgjedhur 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës, për legjislaturën e tetë.

Në këto zgjedhje kanë garuar 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.

Të drejtë vote kanë pasur 1,794,862 qytetarë, ndërsa pjesëmarrja e përgjithshme në votime është rreth 47%.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri tani ka bërë numërimin e 50.87 votave.

Sipas faqes zyrtare të KQZ-së, nga numërimi i këtyre votave, Lëvizja Vetëvendosje prin dukshëm me 47,95%,

Pastaj pason Partia Demokratike e Kosovës me 18,50% dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 13,63%.

Ndërkaq, AAK 8.17 %.