Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) është fitues i zgjedhjeve të sotme në Drenas, me 62.69 për qind të votave. Kundërkandidati i tij nga Nisma, Isa Xhemajlaj, ka marrë 37.31 për qind.Kështu ka bërë të ditur kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, në një konferencë në mbrëmje.Për këto zgjedhje kanë qenë 52 569 votues të regjistruar.
Numri i fletëvotimeve të vlefshme ishte 22 718; kurse të pavlefshme ishin 581 sosh.Përqindja e votuesve që kanë votuar është 44,32 për qind.