KQZ-ja sqaron: Asnjë vëzhguesi nuk i është ndaluar hyrja në qendrën e votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar rastin e raportuar në media të ndryshme serbe se në qendrën e votimit 3802B në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut nuk është lejuar të hyjë në qendrën e tij të votimit një vëzhgues i akredituar.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë për teve1.info se duke u bazuar në procedurat e votimit dhe numërimit në vendvotim, Këshilli i Vendvotimit ka vepruar drejtë dhe në përputhje me këto procedura.

Personi në fjalë është prezantuar fillimisht si vëzhgues dhe më pas edhe si gazetar.

Andaj, KQZ-ja ka sqaruar se secili vëzhgues i akredituar ka të drejtë të qëndrojë në vendvotim, ndërsa vëzhguesit e mediave lejohen të marrin pamjet në vendvotime.