KQZ decertifikon 86 kandidatë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për decertifikimin e 86 kandidatëve për asamble komunale dhe kandidatëve për kryetar të komunave me 8 vota për 1 abstenim dhe 1 kundër.

Me këtë vendim kandidati i Nisma për Kosovën për kryetar të Prizrenit Zafir Berisha decertifikohet dhe i pamundësohet gara per të parin e Prizrenit.

Anëtarët e KQZ-së ishin të ndarë rreth këtij vendimi.

Anëtari i KQZ-së Eshref Vishi nga Nisma për Kosovën tha se është kundër pasi e quajti të padrejtë.

Adnan Rrustemi, nga Vetëvendosje kërkoi që të mos largohen nga lista ata që janë dënuar qoftë për një shkelje në komunikacion, por ti largojnë ata që janë të dënuar për korrupsion apo krime tjera të rënda.

Edhe Betim Gjoshi, nga PDK tha se ligji është arbitrar dhe i fut me një thes të gjithë të dënuarit qoftë për dënime komunikacioni apo dënime tjera.

Ai tha se për këtë ligji duhet të ndryshohet menjëherë nga Kuvendi i Kosovës sepse ligji është arbitrar. Megjithatë ai th se pavarësisht kësaj duhet zbatuar ligji.