KQZ anulon vendimin për decertifikim të kandidatëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar vendimin për decertifikimin e 87 kandidatëve që kanë kandiduar për zgjedhjet lokale pas vendimit t të Gjykatës Supreme.

“Nga ne kërkohet që të anulohet vendimi për decertifikimin e 87 kandidatëve. Komisioni Qendror Zgjedhor ka vepruar sipas ligjit dhe ka zbatuar ligjin mbi zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhjet lokale dhe ka qenë e obliguar të veprojë ashtu siç ka vepruar. Ne do ta zbatojmë vendimin e Gjykatës Supreme çfarëdo qoftë ai. Pas zgjedhjeve rekomandoj të mblidhemi dhe të diskutojmë për ligjet”, tha kryetarja e KQZ-së Valdete Daka.

Anëtari i KQZ-së nga PDK-ja Betim Gjoshi ka thënë se ky vendim i Gjykatës Supreme i mundëson të gjithë atyre që kanë kryer vepra penale dhe krime të rënda që të kandidojë në zgjedhje.